Është zbuluar propozimi i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Sipas propozimit, janë 15 bashki që shkrihen, duke e çuar numrin nga 61 në 46.
Bashkitë që shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh, Përrenjas.
Ajo që bie në sy është edhe shkrirja e Përrenjasit me Librazhdin, pavarësisht protestave të bëra ditët e fundit kundër këtij vendimi.
PS gjithashtu ka shpërndarë dhe hartën e re me ndarjen e re administrative territoriale të qarqeve në Shqipëri.










