Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH ka shpallur zyrtarisht thirrjen për pranimin e kandidatëve për 40 pozicione hetuesi. Të interesuarit kanë kohë deri më 14 shtator, ora 16:00, për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Në njoftim gjithashtu janë listuar kritetet teksa bëhet me dije se dokumentacioni dërgohet elektronikisht ose me postë.
Njoftimi i plotë:
THIRRJE PËR APLIKIM PËR 40 POZICIONE HETUES NË BKH
Kush mund të aplikojë?
Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të jenë shtetas shqiptare
Të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së
Të kenë më shumë se 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së
Të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës
Procesi i konkurrimit përfshin:
Testin konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik
Testimin e aftësive fizike
Testin e zgjeruar me shkrim
Intervistën e strukturuar
Poligrafi dhe verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrolli mjekësor dhe psikologjik (megjithëse nuk pikëzohen, janë të detyrueshme)
Afati i aplikimit: Nga data e publikimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00
Dokumentacioni dërgohet elektronikisht në:[email protected]
Të njëjtat dokumente të dërgohen me postë në adresën: Byroja Kombëtare e Hetimit, rruga Jordan Misja, nr. 1, Tiranë.










