Pas aventurës me Kombëtaren shqiptare, e cila u mbyll në maj, Silvinjo duket se po kërkon kapitullin e radhës në karrierën e tij. Mundësia mund të vijë pikërisht nga vendlindja.
Emri i trajnerit brazilian është rikthyer në qendër të vëmendjes ku konsiderohet si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Fluminenses që aktualisht ka mbetur pa trajner.
Ndër faktorët që i shtojnë pikët nuk është vetëm fakti se ka qenë lojtar me kombëtaren e Brazilit dhe klubet e mëdha evropiane, por edhe drejtimi më herët i Corinthians, ndërsa rezultatet në stolin e Shqipërisë i dhanë një tjetër dimension profilit të tij.
Me kuqezinjtë e udhëhoqi Shqipërinë në Euro 2024 dhe më pas drejt një vendi në play-off-in e Botërorit 2026.
Paraqitjet kanë tërhequr vëmendjen edhe përtej Europës duke u përmendur si kandidat për stolin e Algjerisë pas Botërorit, por kjo mundësi nuk u konkretizua.
Nëse do të nënshkruajë me Fluminensen për të do të ishte një rikthim në vendlindje dhe një mundësi për të provuar veten në një nga klubet më prestigjioze të vendlindjes. Fluminense, ka një histori të madhe në futbollin brazilian ku ka ngritur dhe trofeun Copa Libertadores në vitin 2023.










