Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjithçka do të jetë gati në shtator. Madje ndër të tjera theksohet se urdhri do të ketë pasaportën dhe paranë e emërtuar BEK. Gjithashtu për realizimin e gjithë procesit janë ngarkuar tre negociatorët kryesorë.

Dy vite pas hedhjes së idesë së krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, palët duket se kanë nisur një fazë të re. Nga ideja në shkresa ku baza do të jetë krijimi i statutit, por dhe e pasaportave të veçanta e më tej dhe të parasë që në shkrim raportohet se do të quhet BEK.

Lajmin e ka dhënë media prestigjioze franceze Intelligence online, ku saktësohet se Kreshnik Grezda mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm në përfaqësimin ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork.

Intelligence Online e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike.