Dy shqiptarë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut, janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme pasi dyshohet se kryenin veprimtari armiqësore kundër shtetit shqiptar. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pas propozimit të Drejtorisë së Antiterrorit, ministria e Brendshme ka futur në listën e personave të padëshiruar imamin Bekir Halimi, si edhe politikanin dhe analistin Valon (Valjon) Belja.

Më herët ministria e Brendshme ka shpallur person të padëshiruar edhe Ikballe Huduti (Berisha).