Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në fshatin Suç të Bashkisë Klos.
Flakët përfshinë fillimisht një sipërfaqe kullote por për shkak të temperaturave të larta dhe erës u përhapën me shpejtësi.
Vatra e zjarrit ishte në lagjen “Halilaj” dhe flakët rrezikuan edhe një kabinë elektrike. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Klos, u bë e mundur bllokimi i zgjerimit të vatrës.
Dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë Klos ndërhynë në të gjithë perimetrin duke mos lejuar zjarrin t’i afrohet banesave që ndodheshin në zonë.










