Situata e kufijve detarë në Mesdhe duket tepër fluide, me Greqinë që ka arritur marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin, ndërkohë që po përballet fort me Turqinë, ku si pasojë është rritur tej mase tensionin mes dy vendeve.Ndërkohë me Shqipërinë, marrëveshja duket sikur ka mbetur në një status quo pas 2 vitesh, edhe pse ka zëra për një marrëveshje të fshehte midis qeverive. Por Paskal Milo nuk i beson kësaj hipoteze.Nga ndjekja e komenteve që po bëhen këtu dhe në Greqi në lidhje me çështjen, vihet re sa rëndësi ka transparenca në diskutimin e çështjeve të tilla delikate. Deklarata e kryeministrit grek, e bërë në një kontekst tjetër, ngjalli komentet nga më të ndryshmet, por besoj se ia kemi rritur vlerën kësaj deklarate. Ishte një deklarate që synon një marrëveshje për kufirin detar me Shqipërinë. Por sipas meje, nuk ka përpjekje për një marrëveshje të fshehtë, tha Milo për A2. Por ish-ministri i Jashtëm mendon se duhet më transparencë në proces. Atë që doja nga qeveria është që të dalin e të flasin më tepër në aspektin teknik, t’i thuhet shqiptarëve se ku kanë mbetur negociatat, normalisht aq sa mund të thuhet. Ka dalë kryeministri, por tani duhet të dalin ekspertët që të qartësojnë publikun. Sipas tij, është e domosdoshme që të krijohet një tjetër grup negociator, me profesionistë gjithëpërfshirës. Të jenë persona me dinjitet profesional që të mbrojnë çështjen deri në fund. Në lidhje me marrëveshjen konkrete me Greqinë, një nga çështjet më të nxehta është përcaktimi i vijës bazë që shërben në përllogaritjen e ujërave territoriale. Çdo vend bregdetar, nga Poli i Veriut tek ai i Jugut, ka të drejtë të ketë ujëra territoriale deri në 12 milje, por kjo ndodh aty ku nuk ndesh me ujërat territoriale të një vendi tjetër. Në të drejtën ndërkombëtare të detit, koncepti kryesor është që në përllogaritjen e vijës bazë të ujërave territoriale duhet të prevalojë dheu territorial, pra kontinenti, dhe jo një ishull. Në marrëveshjen e vitit 2009, koncepti i vijës bazë nuk ekzistonte.
Kufiri, Milo: Nuk ka marrëveshje të fshehtë me Greqinë
Takimi me Thaçin në Hagë, Rama: U rrëmbye nga zyra pa gjyq e akuzë!...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata...
PSG hyn në histori, francezët mundin me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale...
Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n e shumëpritur, një arritje...
Gjermania 50 mld euro për riarmatosjen,shifra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Komisioni i Buxhetit i Bundestagut miratoi më shumë se 50 miliardë euro në kontrata të prokurimit ushtarak më 17 dhjetor 2025. Vendimi shënon një...
“Do kemi revolta, jo protesta”, Berisha lë të hapur mundësinë për përjashtimin e Salianjit:...
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u mbajt këtë të mërkurë, kryetari i kësaj force politike Sali Berisha doli...
Siria njeh Kosovën pas rrëzimit të regjimit të Assadit
Lufta që shpërtheu në Siri në vitin 2011 nuk mbeti një krizë e largët për Kosovën. Ajo u shndërrua shpejt në një sfidë konkrete...
Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!
Nga Ylli Pata
Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e...
Mero Baze: Suel Çela, një “mit” në dispozicion të Berishës
Duke folur para Këshillit të mbetur Kombëtar në PD, Berisha po shpjegonte sot disa ngjarje të pretenduara kriminale me pengmarrje nga qeveria, që të...
Zelensky: Vazhdimi i luftës vitin tjetër është i pakuptimtë, Ukraina ka mbështetje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve evropianë të tregojnë mbështetjen e tyre për Kievin dhe t’i dërgojnë një sinjal të qartë Moskës...
Starmer: Abramovich-it të ‘paguajë tani’ viktimat e Ukrainës ose të përballet me gjykatën
Kryeministri britanik Keir Starmer paraljmëroi sot se oligarku rus Roman Abramoviç duhet të "paguajë tani" viktimat e luftës në Ukrainë ose do të përballet...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Dhjetor 2025
Dashi
Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe...




















