Taylor Swift është përlotur gjatë dokumentarit “End of an Era” teksa kujtoi një nga momentet më të trishta të turneut.

Ajo flet për herë të parë për alarmin për sulm terrorist që e detyroi të anulonte tre koncerte në Vjenë në gusht 2024.

“Mendova se do të ishte një turne për të cilin do të isha krenare. Ishte si një forcë për t’u matur në kulturën globale. Kurrë në jetë s’e mendova që do të kishim një planifikim sulmi terrorist”, tha ajo gjatë një interviste në Londër, nga ku më vonë vijoi turneu.

Duke theksuar se ky s’është koncerti i parë, ajo u shpreh mes lotësh: “Por ky është i pari që ndjeva se nuk di, sikur po rrëshqas mbi akull të hollë. Kemi pasur disa ngjarje të dhunshme, të frikshme në turne. Shmangëm një masakër dhe kam qenë e hallakatur.”

Ajo që rëndoi koncertet në Britani ishte sulmi i korrikut 2024 në një festë në Southport që ishte realizuar me temën e veshjeve të Swift, ku u vranë tri vajza dhe u lënduan 10 persona.

Pas ngjarjes, ajo u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i ftoi në koncertet në Londër.

Këngëtarja tha se nëse shfaq ankth apo alarmohet në skenë, kjo mund të shkaktojë panik edhe te fansat.

Gushtin e kaluar u arrestuan dy persona në Vjenë për planifikimin e një sulmi terrorist. Taylor anuloi tre koncertet për shkak të shqetësimeve të sigurisë.