Pa bërë drama, Einxhel Shkira u ka thënë mirupafshim tre miqve të saj të ngushtë. Miqësia mes saj dhe Fjoralba Ponarit, Argjira Spancës e Graciano Taganit ka marrë fund.
Einxhel, nuk ndjek më në Instagram asnjë prej tyre. Ky veprim duket se ka qenë i ndërsjellë, pasi edhe të tre miqtë nuk e ndjekin më.
Grupi i tyre kanë qenë shokë të ngushtë prej vitesh. Madje, në një prej takimeve që Einxhel zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 1”, ajo u vizitua nga Fjoralba dhe Argjira, si dy prej mikeshave më të mira të saj.
E kështu vazhdoi edhe jashtë shtëpisë. Te tre ata ishin pjesë e momenteve më të lumtura për të, propozimi, lindja e djalit të parë të Einxhel, por vihet re mungesa e tyre në fotot gjatë festimeve të shtatzënisë së dytë të Einxhel.




















