Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e tregut të lojtarëve të Serie A në orët e fundit. Rishikimi preku të gjithë kampionatin italian dhe gjithashtu çoi në ndryshime në vlerësimet e disa lojtarëve të Leçes.
Mesfushori shqiptar i Leçes, Medon Berisha ka arritur ta rrisë vlerën e tij nëpërmjet golave, asistimeve dhe performancave të larta, duke shkuar nga 1.5 milion euro në një shifër prej 6 milion eurosh.
Numri 10 i Leçes, aktualisht jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në 13 ndeshje, duke e merituar rritjen e konsiderueshme të vlerës së kartonit.
Dy lojtarët me vlerën më të lartë të kartonit te skuadra italiane janë Francesco Camarda dhe Tiago Gabriel, të dy me vlerë 15 milionë euro.




















