Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00.

Me 47,12% të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 72 737vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33% apo 29 842 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.68%, që përkthehet në 21 122 vota.