Manchester United ka shkarkuar trajnerin Ruben Amorim pas barazimit 1-1 ndaj Leeds.

Vendimi vjen në një moment kur klubi ndodhet në vendin e gjashtë në renditje, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe barazimin 1-1 ndaj Wolves, skuadër që mban vendin e fundit.

Sipas mediave vendase raportohet se Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e përkohshëm të ekipit, duke nisur nga përballja ndaj Burnley të mërkurën, më 7 janar.