Në vijim të deklaratës së djeshme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka vijuar përsëri sot të flasë për dezinformimin, duke ju referuar edhe një lajmi të rreme të publikuar nga Bufi, siç e quan ai Kryetarin e Opozitës Sali Berisha.
Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i grupit të mazhorancës Balla shkruan se duhen krijuar instrumenta në duar të qytetarëve për të kuptuar të vërtetat, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtrat me bisht.
“Kishte dalë dhe bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjezit, meqë edhe ai lajmi mbrëmë ishte i rremë. Unë ja kam marrë dorën këtij maskarai, por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë që duhen gjetur ilaçe për ti trajtuar”.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Dje në Mbledhjen e Grupit Parlamentar fola edhe për dezinformimin.
Besoj se të gjithë biem dakord se duhen krijuar instrumenta në duar të qytetarëve për të kuptuar të vërtetat, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtrat me bisht.
“Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.”
Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante,
dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi.
klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës.
Prandaj,
të ndalemi,
të kontrollojmë burimin
dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.
E vërteta nuk ka nevojë të bërtasë — ajo qëndron, edhe kur zëri i saj është më i qetë.
Ah se harrova kishte dalë dhe bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjezit,
meqë edhe ai lajmi mbrëmë ishte i rremë.
Unë ja kam marrë dorën këtij maskarai, por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë që duhen gjetur ilaçe për ti trajtuar.


















