Pushuesit e huaj po i kthejnë shpinën vendeve tradicionale turistike në Spanjë dhe Greqi duke zgjedhur peizazhet marramendëse të Rivierës Shqiptare, te konsideruara si “Maldivet e Evropës”, shkruan Julia Banim në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror“.
Turistët që duan të shijojnë peizazhe të mrekullueshme me diell këtë verë, bëjnë mirë të shohin përtej vendeve të njohura turistike, të preferuara dhe të vizituara, të Spanjës dhe Greqisë, duke zgjedhur Ksamilin kundrejt tyre, një zonë e mrekullueshme e bregdetit shqiptar të njohur si “Maldivet e Evropës”.
Ksamili njihet për palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat e kashtës.
Me ujëra ngjyrë bruz, male madhështore dhe çmime të përballueshme, Ksamili ndodhet në Rivierën Shqiptare dhe po bëhet shpejt një destinacion popullor për turistët britanikët, të tërhequr nga bukuria e tij dhe moti i ngrohtë.
Ndoshta nuk është çudi që 120 000 britanikë udhëtojnë në Shqipëri çdo vit.
Me një numër qytetesh bregdetare piktoreske dhe plazhe të qeta, Shqipëria është një perlë e vërtetë.
Ksamili, në veçanti, një fshat i bukur bregdetar ka rrëmbyer zemrat e turistëve.
I cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga gazeta britanike “The Telegraph” – cila vlerësoi palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadrat me kashtë – Ksamili ndodhet në Rivierën e Shqipërisë jugore, ku është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Mjaftueshëm i bukur për të magjepsur edhe pushuesit më me përvojë, plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit dhe temperaturat maksimale verore prej 30 gradë Celsius, e bëjnë atë një parajsë bregdetare.
Gjithashtu, çmimet janë të arsyeshme, me apartamente që kushtojnë vetëm 20 paund nata, dhe vakte në darkë, me tre pjata të disponueshme për vetëm 17 paund.
Një destinacion kryesor midis turistëve vendas dhe të huaj, si
Plazhi i Ksamilit dhe bregdeti i Jonit, më në veri të Shqipërisë u shpallën destinacione kryesore midis turistëve vendas dhe të huaj nga gazeta britanike “The Guardian” në vitin 2013, dhe në vitet në vijim, duke sjellë një bum të dukshëm turizmi.
Siç raportohet nga “DW.com” majin e kaluar, më shumë se 11,7 milionë turistë të huaj vizituan vendin ballkanik në vitin 2024, me zyrtarët që vlerësojnë se ky numër do të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025 – një shifër pothuajse katër herë më e madhe se popullsia e vendit.
Në një përpjekje për të konkurruar me destinacionet e njohura turistike, pronarët e hoteleve shqiptarë – thuhet se tani po kërkojnë të ndërtojnë një lidhje më të thellë me vizitorët – duke ofruar përvoja kulturore si, degustacioni i ushqimit dhe vallet popullore.
Ndërkohë, ekspertët e udhetimeve që janë “dashuruar” me Shqipërinë kanë ndarë këshillat e tyre më të mira në internet.
“Plazhet e Ksamilit të kujtojnë ato të Greqisë. Shumica prej tyre janë në pronësi private dhe sërish në restorantet dhe kafenetë që ofrojnë shezlongje plazhi dhe çadra – që kushtojnë disa euro gjatë ditës – nëse vini pas orës 15:00 pasdite, ofrohen më lirë”, tha guida turistike “48 Hours in Europe“:
“Sigurohuni që të arrini herët në verë, pasi vendet mbushen shpejt. Pasi të jeni sistemuar, mund të notoni në ujin e kaltër dhe të qetë ose të shtriheni duke lexuar një libër dhe ngrënë petulla, fruta të freskëta dhe ëmbëlsira të tjera që vendasit shesin”, shtoi guida.
Adhuruesit e kulturës mund të vizitojnë mrekullitë natyrore të ndërthurura me shumë vende historike, nga Gjirokastra, Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ish-fortesa e sulltanit, deri te Parku Arkeologjik i Apollonisë, i mbushur me rrënoja të lashta greke dhe romake.




















