Sonte në mbrëmje do përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinalsite të Champions League. Reali do tentojë përmbysjen përballë Bajernit, ndërsa Arsenal vjen me fitore 1-0 një javë më parë në Portugali përballë Sportingut.

Mbrëmja e së mërkurës rezervon dy takimet e tjera çerekfinale të Champions League. Gjigantët europianë, Bajerni dhe Real Madrid do të përballë në Alianz Arena për një biletë në gjysmëfinale të kompeticionit. Bavarezët vijnë me avantazin e një goli nga ndeshja e parë në Spanjë, dhe do tentojë për të mbrojtur fitoren.

Madrilenët, ndërkohë janë skuadra që dinë se si përmbyset rezultati. Megjithatë gara mbetet e fortë po të kemi parasysh cilësitë e dy skuadrave. Ndeshja e javës së Kaluar në Santiago Bernabeu prodhoi tre gola, dy për Bajernin dhe një gol shprese për Realin.

Ekipet vijnë me grupin e plotë të lojtarëve, çka e bën edhe më të bukur përballjen. Edhe pse mungesa e Çuameni për shkak kartonash lë një boshllëk të madh për spanjollët.

Bajerni është skuadra për t’u mundur nisur edhe nga forma e mirë deri në këtë pikë të sezonit. E kundërta për madrilenët që shpresën e vetme e kanë të Champions. Me një kampionat thuajse të huimbur, 9 pikë larg Barcelonës, mbretërorët do të tentojnë që të vazhdojnë rrugëtimin për më tej.

Ndeshja tjetër është ajo mes Arsenalit dhe Sportingut të Lisbonës. Në dukje një përballje e qetë për anglezët që e fituan ndeshjen e parë në Portugali me rezultatin 1-0. Fazën e parë të Champions Arsenali e përfundoi pa asnjë humbje.

Dy nga skuadrat fituese do i bashkohen Atletikos dhe PSG-së në gjysmëfinalet e Uefa Champions League. Nëse hipotetikisht kalojnë Bajerni dhe Arsenali, atëherë ekipet gjysmëfinaliste janë nga katër kampionate të ndryshme, Spanjë, Francë, Angli dhe Gjermani.