Ditën e sotme deputetët e PD Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi publikuan një mesazh WhatsApp-i, ku pretendojnë se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi, i cili në emër të Hoxhës deklaron se ky mesazh nuk është i vërtetë.