Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje energjitike me SHBA-të e Greqinë, me vlerë 6 miliardë dollarë. Projekti synon një marrëveshje 20-vjeçare në fushën që synon furnizimin e Europës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të.
Marrëveshja është firmosur në prani edhe të ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila u prit nga kryeministri Edi Rama.
“Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe kombëtare. Në sektrn energjitik, siguria dhe ekonomia shkojnë krah për krah. Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinje të afërta dhe bashkëpunimi ekonomik. Kur SHBA-të, hsqipëria dhe Greqa punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo në konferencën për shtyp.
Qeveria parashikon po ashtu që të rivitalizojë qendrën e energjisë në Vlorë, shndërrimin e termocentralit ekzistues si dhe rritjen e kapacitetit të ri gjenerues prej afërsisht 250 Më. Po ashtu parashikohet ndërtimi i tubacionit Fier-Vlorë, duke e lidhur këtë qendër me rrjetin kombëtar dhe rajonal të transmetimit të gazit.










