Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të premte.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.







