Deputeti i PS i qarkut Sarandë, Ardit Bido, ka publikuar një foto të një autobusi me targa greke, një prej tre mjeteve që sollën protestuesit në Zvërnec të enjten.

“Meqë ca budallenj marrin foto AI dhe i përdorin si mjet i luftës hibride që bëhet për të mbuluar të vërtetën: ju sfidoj, ç’do thoni tani për këtë autobuz, një nga tre, që u fut në Zvërnec atë ditë proteste, me targa greke?”, shkruan Bido.