Gazetari Berat Buzhala ka komentuar raportimet e mediave britanike mbi dyshimet se Rusia mund të ketë rol në nxitjen ose shfrytëzimin e protestave të dhunshme që kanë përfshirë disa vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Duke iu referuar raportimeve sipas të cilave qeveri perëndimore po hetojnë mundësinë e përfshirjes së provokatorëve rusë në trazirat e fundit, Buzhala tha se në Shqipëri ekzistojnë arsye legjitime për të protestuar, por paralajmëroi se pas personave të maskuar mund të fshihen individë të financuar ose të nxitur nga aktorë të tjerë.
“Unë nuk dyshoj që në Shqipëri ka arsye legjitime për me protestu. Pooooor, prapa maskave mandej mshefen lloj-lloj provokatorësh, që kurrë nuk e din kush e ka pagu a kush e ka shti”, shkroi ai.
Reagimi i Buzhalës vjen në një moment kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me episode dhune dhe debate mbi rolin e personave të maskuar, ndërsa paralelisht në Europë është ngritur shqetësimi për mundësinë që fuqi të huaja të shfrytëzojnë pakënaqësitë reale për të nxitur destabilizim.
POSTIMI
Mediat e Britanise se Madhe po raportojne qe qeverite Perendimore po dyshojne qe Rusia, pervec tjerash, eshte prapa protestave te dhunshme neper Evrope, perfshi Shqiperine. Pra, une nuk dyshoj qe ne Shqiperi ka arsye legjitime per me protestu. Pooooor, prapa maskave mandej mshefen lloj lloj provokatoresh, qe kurre nuk e din kush e ka pagu a kush e ka shti










