Shqipëria do të tërhiqet nga marrëveshja “mini Schengen” e Ballkanit Perëndimor nëse Kosova nuk është e përfshirë në atë bashkëpunim, tha Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj, njoftoi Tanjug.
Sipas medias serbe, nëse Kosova përjashtohet nga bashkëpunimi i krijuar rishtazi, Shqipëria menjëherë do të tërhiqet. Tanjug i referohet deklararave të Cakajt në një intervistë për KTV.
Sipas Koha Ditore, ai theksoi se Kosova përfaqëson vijën e kuqe për Shqipërinë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor.
“Ishte një takim trepalësh midis Edi Ramës, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, pas takimeve të mëparshme. Takimet me Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën do të pasojnë së shpejti, etj. Nuk do të jetë një iniciativë trepalëshe” – thotë Cakaj, duke shtuar se Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva janë të ftuar të bashkohen me iniciativën.
Cakaj deklaroi se termi “mini Schengen” duhet të riformulohet.
/JavaNews