Ikona e skenës dhe ekranit shqiptar, i veçanti dhe magjiku Mirush Kabashi, prej disa kohësh është angazhuar në një levizje. Aty ku së bashku me disa personazhe të tjera mbështet një kauz si ajo e shëmbjes të sistemit zgjedhor që ka sot Shqipëria. Në kauz e drejtë dhe që mbështetet masivisht, por deri këtu ka vetëm një levizje publike dhe politike.
Në disa raste i papërsëritshmi Kabashi shihet në ato skenat e teatrove ku ka luajtur me qindra role, në krah të Erion Kristos pedagogut dhe aktivistit që ngeli gjithë jetën e tij rebel.Në anën tjetër shikon Endri Shabanin,që është në të njëjtën fushë-betejë me Kriston dhe në krah kanë ikonën Kabashi. Por që ka frikë ti përgjigjet të vërtetës dhe pyetjeve për Thurjen dhe hajdutin bashkëpunëtor, që po ja themi më poshtë.Nuk mungon ndonjë ish-drejtor ministrie të LSI, apo në sallë dhe pas kuintave qëndron hajduti, Besjan Pesha. Ky i fundit themelues i Nismës Thurje dhe një nga personazhet që nga koha Mjaft nuk i është ndarë skenës politike, gjoja si aktivits i shoqërisë civile.Ndoshta profesor Kabashi, pedagogu Kristo nuk e njohin, por Panoja drejtori i Ministrisë të Dritan Priftit dhe LSI, duhet ta njohë mirë. Endri Shabanin e Soros s’po e ngatërrojmë me paratë dhe hajdutëritë e Peshës, siguruara nga korruprsioni që mund edhe ta paguajnë në të bardhë e në të zezë.Le të themi disa të vërteta që kauza e disa personaliteteve të skenës, artit, kulturës, jetës universitare dhe publike mos jetë e ngatërruar me hajdutë, dhe sharlatanë, të paguar me para të pista, kjo që mos hidhet në kosh kauza.Besjan Pesha, është një ish-aktivist i Mjaft që braktisi Erion Veliaj për t’ju bashkuar mw pas LSI-së. Fillimisht një vegël e Lali Erit dhe Edi Ramës kundër socialistëve deri në një moment të caktuar. Veliaj dhe Endri Fuga nuk e morrën nga pas tek PS, pasi ja ndinin mjaft mirë dosjen e tij tw dwnimit si hajdut.
Pesha është denuar si hajdut në bazë të vendimit nr. 0009, data 25. 2. 1999 të Gjykatës së rrethit të Gjirokastrës, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të nenit 134 KPP, është dënuar me katër muaji e gjysmë burgim. Në bazë të nenit 306/I të KPP e dënon me tre muaji burgim.Gazeta zyrtare e PS, Zëri i Popullit kishte hedhur akuza mbajt të forta ndaj Besjan Peshës, duke e quajtur xhepist, gjatë kohës që Majft sulmonte qeverinë Nano.Një hajdut i fshehur, në krye të një levizjeje që fshihet aty me shpresën për të shpetuar milionat e siguruara si drejtor i Ilir Metës, që e përfaqëson Mirush Kabashi?!
Besjan Pesha u bë drejtor i AKBN, gjatë kohës të qeverisë PD-LSI, një nga drejtorët më skandalozë. Disa herë gati për tu prangosur por i shpëtuar nga Ilir Meta, vetëm për shkak të mbrotjes që i bënte koalicionit me Berishën, një njollë e zezë kjo për ish-kryeministrin demokrat, që e dinte mjaft mirë kush ishte hajduti drejtor i cili i takonte aleatit politik.Nuk dihet ende nëse Meta e ka falur Besin, pasi atëherë në qarqet mediatike theksoni se Pesha u hoqi pasi e “tradhëtoi” nuk i tregoi të gjitha ato që mblodhi si drejtor. Por mediat raportuan se “Besjan Pesha është akuzuar me prova nga Ilir Meta se ka hyrë në raporte aferash korruptive me disa përfaqësues të rëndësishëm të biznesit të galerive të kromit në veri, duke kërkuar prej tyre shuma parash kundrejt mosveprimeve, shuma të cilat janë paguar në forma gjobash përgjatë muajve të Peshës në këtë post“.
Le të shohim pak më tej historitë korruptive dhe fakteve, për ti treguar të madhit Mirush Kabashi dhe profesor Kristos se kush është njeriu që themeloi Nismën Thurje dhe në çfarë “ortakërie” politike kanë futur kokën. Endrin s’po e konsiderojmë si Besjani, por “dashurinë” e re për gjobat ndaj biznesit duhet ta braktisë ose le ta quajmë keqpërdorim.Janë me dhjetra raste dhe skandale ne një institucion ku firma e Besjan Peshës, vlente me miliona. Disa herë i akuzuar, Pesha ka zgjedhur të fshihet si struci dhe akuzat i konsideron politike, por në fakt e vërteta është vetëm një.
Dy vite më parë Besjan Pesha u akuzua live në studion e Opinionit nga një biznesmen se i kishte kërkuar një mikut të tij 200 mijë USD kur ishte drejtor i AKBN. Në kohën që Pësha ishte drejtor institucioni ishte kthyer në një vend ku zor se kalonte një dokument pa u paguar më parë gjoba. Por kjo dhe shumë akuza të tjera do vazhdojmë t’i publikojmë ditë pas ditë për ti treguar të vërtetën atyrë që dalin në skenë, të cilët në fakt po nga ajo skenë duhet ti thonë shqiptarëve çfarë i bashkon ose i ndan me një hajdut si Besjan Pesha.Ky personazh në fakt është pjesë e sistemit të korruptuar politik të Ilir Metës, i cili e bëri drejtor,e shpëtoi nga burgu, por edhe e dëboi nga LSI, por tani e perdor në distancë Monika. Përjashtimi i Besjan Peshës nga Ilir Meta të kujton historinë e përjashtimit të prostitutës nga shtëpia publike për imoralitet. Ajo gjithmonë do e vazhdojë profesionin e saj të vjetër po aq sa dhe njerëzimi.
Ndaj shumë bëma, skandale dhe gjëma, një e nga një çdo ditë për të mos pyetur më:A mund të jenë Mirush Kabashi dhe Erion Kristo fasada e një super hajduti publik? Marrë nga (CNA.AL)