Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders patën mospërputhje në debatin demokrat këtë javë, ndërkohë që Warren pretendon se Sanders ka thënë se një grua nuk mund të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pas disa ditësh të tensioneve mes 2 senatorëve amerikanë, që kishin rënë dakord se nuk do të sulmonin njëri-tjetrin, Sanders mohoi se e ka thënë këtë gjë në një takim privat me Warren në 2018-ën. Warren tha se nuk është dakord me Sanders dhe i’u kthye çështjes se pse një grua nuk mund të bëhet presidente.
”Bernie është miku im dhe unë nuk jam këtu që të luftoj me të. Por, çështja qëndron te mundësia që një grua ka për t’u bërë presidente. Mënyra më e mirë për ta kuptuar se kush mund të fitojë është duke parë historikun. Meshkujt në këtë skenë kanë humbur 10 zgjedhje. Personat e vetëm që kanë fituar çdo zgjedhje këtu, janë femra.”
Debati ngriti çështje si gjinia dhe seksizmi në fushatë, thuajse 4 vite pasi demokratja Hillary Clinton dështoi të bëhet presidentja e parë grua, duke humbur ndaj republikanit Donald Trump. Ndërkohë që vetëm 3 Javë kanë mbetur nga gara “i pari në komb” e datës 3 Shkurt në Iowa, kandidatët demokratë ndodhen ende në konflikt se kush prej tyre është më i aftë të mposht Trump në zgjedhjet e Nëntorit. Sondazhet tregojnë për një garë të ashpër mes 4 kandidatëve kryesorë, Joe Bide, Sanders, Warren dhe Pete Buttigieg.