Më shumë se 500 automjete, janë të angazhuara për menaxhimin e të gjithë situatës së krijuar nga kushtet e motit dhe reshjet e borës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot në aksin Korçë–Ersekë mirëmbajtjen e rrugës nga kompanitë kontraktore.
“Falënderoj nga afër punonjësit për punën e tyre të palodhur, në kushtet e motit ekstrem, të cilët kanë mbajtur këtë rrugë të aksesueshme për të gjitha automjetet dhe përmes tyre, të gjithë punonjësit e tjerë të cilët kanë qenë në krye të detyrës këto ditë e net te ftohta dimri”, – u shpreh ministrja Balluku.