Dejan Kulusevksi, mesfushori në pronësi të Atalanta-s, aktualisht i huazuar te Parma, ka zhvilluar vizitat mjekësore për Juventus-in.
19-vjeçari, i cili është ndjekur për një kohë të gjatë edhe nga Inter-i, do të duhet të presë fundin e këtij sezoni për të veshur fanellën bardhezi.
Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare (skadenca më 30 qershor 2024) me një rroge prej 3,5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Në arkat e Atalanta-s do të derdhen 35 milionë euro, plus 9-10 si bonus.