Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Blerim Xhemajli, është larguar nga Bologna dhe ka arritur marrëveshje për t’u transferuar në klubin Shenzhen FC. Bologna FC 1909 e ka lajmëruar sot largimin e Blerim Xhemajlit nga skuadra dhe transferimin e tij në Shenzhen FC përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit italian.  “Në emër të të gjithë stafit tonë do të donim të falënderonim Xhemajlin. Përveç kontributit të madh teknik, ai ishte shumë njerëzor, veçanërisht që nga pensionimi i Castelrotto dhe pas lajmit për sëmundjen e trajnerit. Faleminderit Blerim”, shkruhet në postimin e klubit italian. Xhemajli tani do ta vazhdojë karrierën që e nisi në vitin 2005 me FC Zurichun në Kinë me Shenzhenin. Aty ai do të paguhet tre milionë euro në vit dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Xhemajli i kishte bërë 14 paraqitje për Bolognën në Serie A, në të cilat kishte kontribuar me një gol dhe një asist. Shuma për të cilën ai u transferua, sipas Transfermarkt, është 1 milion euro. 33-vjeçari ishte bërë pjesë e Bolognas pas transferimit nga Galatasaray në vitin 2016, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur për klubin amerikan Montreal Impact.