Real Madrid ka marrë përkohësisht kryesimin e La Liga-s pasi galaktikët kanë fituar 2-1 kundër Sevillia-s në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 20. Për ekipin e drejtuar nga Zidan ishte një fitore me mjaft vështirësi pavarësisht se në minutën e 57 kaluan në avantazh me Casemiro-n. Nuk kaloi shumë dhe vendasit barazuan shifrat, por heroin në këtë ndeshje për ‘mbretërorët’ do ta bënte braziliani Casemiro, i cili në minutën 69 shënoi golin e dytë personal dhe atë të fitores.

Sakaq në Gjermani, konkretisht në javën e parë të Bundesligës pas ndërprerjes dimërore, Dortmund ka marrë një fitore me shumë bujë me shifrat 3-5 kundër Augsburg. Deri në minutën e 56, para se verdhezinjtë të aktivizonin blerjen e bujshme Erling Haaland, rezultati ishte 3-1 për vendasit. Por me futjen në lojë të norvegjezit 19-vjeçar, i cili në ndeshjen debutuese realizoi ‘tripletë’, përmbysi shifrat. Në këtë seri golash realizoi edhe Sancho, duke bërë që ndeshja të mbyllej 3-5.