Fotoja perfekte i mori jetën! Një modele e re britanike ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga maja e një shkëmbi teksa po pozonte për një fotografi në Australi.
Këtë ngjarje e ka pohuar një mik i ngushtë i familjes, i cili ka treguar për mediat e huaja se Madalyn Davis, 21 vjeç, gjeti vd ekjen pasi ra nga një lartësi 30 metra në shkëmbinjtë Diamond Bay të dielën në mëngjes. Sipas tij, modelja kishte shkuar atje bashkë me miqtë e saj për të parë agimin e diellit, por nuk u kthye më kurrë.