Kryemiistri Rama ka publikuar shifrat dhe rezultet në lidhje me aksidentet rrugore dhe lejet e drejtimit duke theksuar se për dekada me rradhë historia e patentave ka qenë një histori rrumpallë por tashmë e transformuar rrënjësisht I gjithë sektori. “Brenda 2020-ës do mbyllin ciklin e një modernizimi mbresëlënës!”-shkruan gjithashtu kryeministri Rama.

Postimi i plotë i Ramës: Për dekada me radhë “historia e patentave” ishte një histori rrumpall e korrupsioni. Sot transformimi rrënjësor i shërbimeve në këtë sektor dhe i marrëdhënieve me shtetin të qindramijëra qytetarëve që drejtojnë automjete është një histori e bukur suksesi, që vazhdon me risi të tjera falë Revolucionit Digjital Simulimi i Testit Zyrtar Online në www.dpshtrr.al vjen si një lehtësim i madh për kandidatët dhe rritje e transparencës, cilësisë e sigurisë, së bashku me investime në programe, sisteme, pajisje e rrjete të cilat janë tashmë në zbatim e sipër dhe brenda 2020-ës do mbyllin ciklin e një modernizimi mbresëlënës! #RevolucioniDigjital2020 #DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore për #ShqipërinëqëDuam ☀