Ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kreu i grupit parlamentar të partisë, Petrit Vasili, kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

Takimi në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet për situatën politike dhe aksionin opozitar.

Opozita jo parlamentare është në përfundim të draftit me propozimet e saj për reformën zgjedhore, ndërsa ky proces është duke u zhvilluar edhe në Kuvend në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.