Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka dhënë një lajm të mirë sot në lidhje me të sapopatentuarit, prej të cilëve gjatë vitit 2019 ka patur 0 aksidente. Me anë të një postimi në “Tëitter” Gonxhe shkruan se janë inkurajuese rezultatet e të sapopatentuarve gjatë vitit 2019 në lidhje me aksidentet rrugore.
Nga ana tjetër duke publikuar të dhënat me foto thekson se duhet punuar për vizion të ri mobiliteti sepse rrugët s’do na nxënë më.
Postimi i plotë: Është inkurajuese që megjithë rritjen e përdoruesve të rrugës, mjete, drejtuesa mjeti, pedalues e këmbësorë, në 2019-ën, kemi rënie të numrit të aksidenteve dhe thuajse 0 aksidente nga të sapopatentuarit! Por duhet punuar për vizion të ri mobiliteti sepse rrugët s’do na nxënë më!