Ditën e djeshme qeveria e ka shpallur garën për parkun fotovoltaik të Karavastasë zyrtarisht të hapur.Investitorët e interesuar kanë afat deri më 16 mars për të aplikuar në ankandin ndërkombëtar, ndërsa afati për lidhjen e kontratës është parashikuar data 8 maj e këtij viti.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet që ky vit shënon zgjerimin e hartës së burimëvë energjitike të Shqipërisë me invstimin në energjinë diellore.
‘KY VIT SHËNON ZGJERIMIN E HARTËS SË BURIMEVE TË ENERGJITIKE TË SHQIPËRISË ME INVESTIMIN NË ENERGJINË DIELLORE për Parkun e Parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat’, shkruan Rama në ‘Facebook’.Kujtojmë që kryeministri prej dy ditësh ndodhet në Ukrainë, duke mos qenë prezent në Shqipëri as për ngjarjet e 21 janarit.