Kryeministri Edi Rama ka bërë vetë një aplikim online për të dëshmuar se si gjithçka mund të realizohet pa shkruar nëpër sportele por vetëm me një smartfone apo kompjuter në e-albania.
“Gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për qytetarët”, tha Rama ndërsa bëri me dije se janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele.
“Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin
Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin
Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al”, shkruan Rama teksa poston videon. (TemA)
?https://e-albania.al/GATI NISJA E REVOLUCIONIT DIGJITAL NË SHËRBIMET PËR QYTETARËT. Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit??• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë?• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës????• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin?• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin?• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al ?#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀
Posted by Edi Rama on E premte, 3 Janar 2020