Të flasësh për Thierry Henry duhet të mendohesh mirë. Kjo për shkak se bëhet fjalë për një nga legjendat e shkëlqyera të Premier League. Francezi bëri epokë si sulmues i Arsenalit. Me “Topçinjtë”, Henry shënoi 288 gola në 377 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i tyre në histori. Në të dyja fazat; në “Emirates” dhe më parë në “Highbury”, francezi ishte në gjendje të bënte epokë në Premier League. Sidoqoftë, tani është gati ta kapërcejë Sergio Agüero.
Argjentinasi i Manchester City ka shënuar 174 gola në 254 ndeshje, mesatarisht njësoj si Henry në fazën e tij të parë tek Arsenali (1999-2007). Francezi u kthye për një kapitull të dytë në “Emirates”, në vitin 2012, por mezi luajti katër ndeshje, duke shënuar një gol, duke e mbyllur me 175 gola në total me “Topçinjtë”. Përveç kësaj, ai u tërhoq si golashënuesi më i mirë i huaj i Premier League. Me një gol tjetër, pra, Agüero do të përputhej me këtë rekord të Henry dhe me dy të tjerë, ai do ta kishte rekordin i vetëm. “Tejkalimi i Henry do të jetë diçka e jashtëzakonshme, një moment që do ta kujtoj gjithmonë. Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm, që bëri histori”, – tha goleadori i “qytetarëve”.
Opsioni i parë për Agüero është nesër, në transfertën e Aston Villa, megjithëse duket çështje kohe, para se ish-lojtari i Atlético Madridit ta tejkalojë francezin dhe të shtojë një tjetër në koleksionin e tij të rekordeve. Duke luajtur në “Etihad”, Agüero ka hyrë në histori. Argjentinasi ka shtatë rekorde golash me skuadrën blu: golashënuesi më i mirë (246 gola), në Premier League (174), në Europë (41), në Champions (37) dhe ka shënoi më shumë gola se kushdo tjetër në një sezon në kampionat (26, në sezonin 2014-2015) dhe në Champions (8, në sezonin 2016-2017).