Drejtori Ekzekutiv i Ndërmarrjes së Menaxhimit të Hekurudhave Publike “Infrakos”, Agron Thaçi, tha se marrëveshja e shpallur për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapi ata të papërgatitur.

“Ne jemi kapur të papërgatitur. Varet nga qeveria që të formojnë grupe pune. Ne pastaj mund të ofrojmë ekspertizën tonë për ta zbatuar atë. Ne nuk kemi pasur asnjë njoftim. Ne jemi të informuar nga media”, tha Thaçi.I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një prononcim për Koha Ditore njoftoi se ishte arritur një marrëveshje në parim për hapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, ai mori pëlqimin e të dy palëve për një hap të tillë.Marrëveshja është parimore, kështu që detajet pritet të negociohen të hënën.Ditë më parë, po nga Grenell, u bë e mundur nënshkrimi imarrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për nisjen e fluturimeve ajtore mes dy vendeve, ndëprerë 20 vite më parë.