Duhanpirja tek meshkujt po shënon rënien në vitin e fundit. Ekspertët e shëndetësisë botërore raportojnë se për herë të parë që prej vitin 2000, po shikohet një rënie e numrit të meshkujve që konsumojnë duhan.
Raporti global, parashikon që në 2020 të kemi 1 milion më pak meshkuj që pinë duhan. E sa i takon totalit të duhanpirësve në 2020 krahasuar me 2018, ekspertët kanë pritshmëri në rënie me 10 milion duhanpirës.
Të dhënat globale për 2019 flasin për konsumin të lartë të duhanit tek meshkujt, shifër e cila shkon në 1,33 miliard. Duhani konsumohet nga 244 milion femra dhe 43 milion fëmijë të moshës 13-15 vjeç.
Vendet europiane dhe ato me ardhura të pakta vazhdojnë të kenë nivel të lartë të konsumimit te duhanit. Si pasojë e duhanpirjes më shumë se 8 milion njerëz vdesin çdo vit, afërsisht gjysma e përdoruesve të tij. Më shumë se 7 milion prej këtyre vdekjeve janë nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit ndërsa rreth 1.2 milion janë për shkak të jo duhanpirësve që janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.