Aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Ai la pas një dhimbje të madhe te të gjithë por sidomos te familjarët, kryesisht te e shoqja dhe vajza e tij, Bora. Ndonëse po kalon shumë ditë të vështira, Bora ka gjetur pak momente për t’i falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur dhe ngushëlluar. Po ashtu ajo ka zbuluar më shumë rreth sëmundjes së të atit dhe arsyen përse ai nuk donte që të mbaheshin homazhe.