Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për sulmin me vezë ndaj zëvendësministrit Avdullah Hoti.Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se veprime të tilla tilla nuk e shqetësojnë qeverinë dhe se ai do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.Kurti ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për të mbrojtur shtetin e kombin.
Reagimi i plotë:
”Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.”