Amerika i kërkoi Albin Kurtit të hiqte taksën 100% ndaj mallrave serbe, madje kjo ishte kërkesa e parë që iu bë pas betimit të tij si kryeministër. I dërguari special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi por edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i bënë thirrje për taksën dhe më pas të vijohet me dialogun që ka ngrirë, por sot burime nga mediat e Kosovës thonë se Albin Kurti ka kthyer një përgjigje negative.
Që do të thotë: Nuk ka pranuar të heqë taksën. Por SHBA-të kanë thënë se nëse nuk hiqet taksa, do të merren masat, dhe gazeta Ekspres përjashton mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovë shtet, që do të ishte një pasojë fatale për Kosovën.
Një nga masat mund të jetë tërheqja e investimeve që ndihmojnë Kosovën ekonomikisht prej 20 vitesh. Kryeministri Kurti ka thënë se taksën do e heqë vetëm kur të ketë reciprocitet me Serbinë, ndonëse nuk dihet se çfarë konkretisht.