Një nga dy ligjet e paketes Antishpifje, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në 18 shkurt. Por, ndryshe nga keqkuptimi i disa mediave e portaleve, ligji i botuar në Fletoren Zyrtare, pjesë e paketës antishpifje, nuk është dërguar në Venecia. Paketa antishpifje ka dy ligje, ku njëri prej tyre, ai i AMA-s është dërguar në Venecia për një opinion.
Pra,ligji i botuar në Fletoren Zyrtare është ligji i cili nuk është dërguar në Venecia, por që është cilësuar si korrekt. Ligji i cili është dërguar në Venecia është ai i AMA-së për të cilin pritet një opinion nga Venecia për të vazhduar më tej me ndryshimet ose jo të tij dhe më pas votimit në Kuvend.