Hapet rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK, ku duket se Glauk Konjufca e liroi pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK.Sipas raportimeve të mediave, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Kreu i LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes, nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri, duke marrë post ministror dhe vendin e tij do e marrë Vjosa Osmani, sipas Express.Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.