Prespektiva europiane e Ballkanit Perëndimor dhe agjenda e integrimit të Shqipërisë ishin në qendër të diskutimit të konferencës “Një kontinent një e ardhme”-Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE, të organizuar sot nga Fondacioni “Qemal Stafa”.

Në aktivitet morri pjesë Kryetari i PS, Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së,Taulant Balla, eurodeputetja Isabelle Santos, njëkohësisht reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europianë, deputetë të PS, eurodeputetë, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në një pronocim për mediat në përfundim të takimit, u shpreh se Shqipëria ka bërë një ecuri të suksesshme sa i takon përmbushjes së detyrimeve që ka pasur në rrugën e procesit të integrimit.

“Reforma në Drejtësi mbetet një moment i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë. Nga më shumë se 220 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar në këtë proces, 84 prej tyre janë shkaktuar për shkak se nuk plotësojnë kushtet e vettingun dhe 35 janë larguar me dorëheqje. Kjo tregon se më shumë se gjyma e tyre që kanë kaluar në vetting, nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Kjo tregon se sa i thellë ka qenë korrupsioni, lidhja e tyre kriminale dhe paaftësia profesionale e këtyre personave, të cilët deri para pak kohësh ishin të ngarkuar të bënin drejtësi. Drejtësia në radhë të parë duhet të vepronte mbi ta”, u shpreh Balla.

Numri i 2 i PS- së paralajmëroi se çështja e integrimit në BE do të jetë pjesë e diskutimeve të Kongresit të PS-së, i cili do të zhvillohet më 29 shkurt.

“Për ne socialistët kjo konferencë është tërësisht e lidhur me Kongresin tonë që zhvillohet javën e ardhshme. Kjo konferencë i paraprin një prej çështjeve të diskutimeve tona, që lidhen me platformën tonë sa i përket procesit të integrimit dhe fokusit të politikës sonë të jashtme, e cila padyshim ka një “yll polar” orientimi sikurse është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Javën e ardhshme Kongresi do të jetë i shtrirë në tre ditë, me shumë diskutime, dokumente të rëndësishme që i shkojnë për shtat partisë më të madhe në vend dhe partisë së vetme progresiste në vend”, përfundoi Balla.

Më poshtë prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

“Në kryeqendër të diskutimeve lidhur me të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, ku kolegë të Parlamentit Europian, ndër to dhe Isabel Santos, euro-deputetë të tjerë, por edhe përfaqësues të rëndësishëm të shumë vendeve anëtare, po diskutojnë me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor atë që është konkluzioni i të gjithëve që: vendi i Ballkanit Perëndimor është padyshim anëtarësimi në Bashkimin Europian. Edhe pse brenda Ballkanit Perëndimor ka ecje me shpejtësi të ndryshme, me rëndësi është që të kuptojmë se në fund të marsit do të jepet vendimi për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Njëkohësisht dhe akordimi dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën janë të rëndësishme. Në këtë kontekst është e pakuptimtë dhe e papranueshme, që Bashkimi Europian të mos mbajë fjalën e dhënë popullit të Kosovës për mos-liberalizimin e vizave.

E rëndësishme është të kuptojmë se edhe vetë Bashkimi Europian besoj tashmë e ka kuptuar se duhet ndryshuar vendimmarrja brenda institucioneve të Bashkimit Europian. S’mund të jetë Bashkimi Europian i njëjtë sikur ishte me 27 vende. Mbrëmë në Këshillin Europian për diskutimin e buxhetit afatmesëm nuk pati një vendim. Pati ngërç në vendimarrje, që tregon se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë sistemin e vendimmarrjes.

Duhet të kuptojmë se ne jetojmë në një moment të rëndësishëm për vetë Bashkimin Europian dhe garantimi i një rruge të besueshme për çdo vend që aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian është në kredibilitetin e procesit.

Ky proces me metodologjinë e re mendoj se ka marrë një spunto, një fillim të ri. Duhet të jetë i bazuar mbi meritën. Pra, kushdo që plotëson një kriter apo set kriteresh duhet të avancojë më para në proces.

Shqipëria ka bërë një ecuri të suksesshme sa i takon përmbushjes së detyrimeve që ka pasur në rrugën e vet. Reforma në Drejtësi mbetet një moment i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë. Nga më shumë se 220 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar në këtë proces, 84 prej tyre janë shkaktuar për shkak se nuk plotësojnë kushtet e vettingun dhe 35 janë larguar me dorëheqje. Kjo tregon se më shumë se gjyma e tyre që kanë kaluar në vetting, nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Kjo tregon se sa i thellë ka qenë korrupsioni, lidhja e tyre kriminale dhe paaftësia profesionale e këtyre personave, të cilët deri para pak kohësh ishin të ngarkuar të bënin drejtësi. Drejtësia në radhë të parë duhet të vepronte mbi ta.

Në aspektin rajonal, dua ta theksoj edhe një herë, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe jo pa qëllim Tirana është shndërruar në një kryeqendër të këtyre diskutimeve dhe debateve me kolegët e Parlamentit Europian dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Bashkimit Europian.

Për ne socialistët kjo konferencë është tërësisht e lidhur me Kongresin tonë që zhvillohet javën e ardhshme. Kjo konferencë i paraprin një prej çështjeve të diskutimeve tona, që lidhen me platformën tonë sa i përket procesit të integrimit dhe fokusit të politikës sonë të jashtme, e cila padyshim ka një “yll polar” orientimi sikurse është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Javën e ardhshme Kongresi do të jetë i shtrirë në tre ditë, me shumë diskutime, dokumente të rëndësishme që i shkojnë për shtat partisë më të madhe në vend dhe partisë së vetme progresiste në vend.

Faleminderit!