Deri më sot 2496 familje marrin bonusin e qirasë në banka, ndërsa 58 leje të përshpejtuara që janë miratuar do të sigurojnë rikthimin në shtëpi të 1541 familjeve. Kështu u theksua sot në mbledhjen e radhës së Shtabit të Emergjencave të qarkut Durrës, nën drejtimin e zv.ministres Rovena Voda.
Gjatë mbledhjes u diskutua për ecurinë e procesit të bonusit të qirasë, procesin e rindërtimit, dhënien e lejeve të përshpejtuara, situatën e familjeve në hotele dhe masat për zbatimin e vendimit të qeverisë për tërmetin. Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj, theksoi se stafi i bashkisë po vijon punën me orë të zgjatura për të përshpejtuar punën në procesin e bonusit të qirasë, procesin e rindërtimit, dhënien e lejeve të përshpejtuara me qëllim rikthimin e familjeve sa më shpejt në shtëpitë e tyre.