I ndodhur në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Takim nga i cili Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
Më poshtë Deklarata e Përbashkët e Cakaj dhe Konjufca:
Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!
GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ