Dalin pamjet nga operacioni i parë anti-KÇK në Shijak në pronën e Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim për pen gmarrjen dhe vra sjen e Jak Prengës. Ndryshe nga çdo operacion tjetër, kësaj herë njoftimi i plotë është lexuar nga një efektive bionde, e cila kishte vënë një palë syze të errëta për të mos e zbuluar identitetin e saj.
Deklarata e plotë e OFL e postuar nga kryeministri Rama në Facebook:
3 shkurt, nis OFL
Prej ditës së sotme ka filluar Operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren.
Ky operacion ka për qëllim seku estrimin e pasurive të krijuara nga kr imi i organizuar.
Operacioni Forca e Ligjit do të zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, duke bërë të mundur evidentimin dhe g oditjen me anë të sekue strimit të pasurive të deklaruara apo të fshehura të personave apo grupeve k riminale që i kanë përfituar ato nëpërmjet aktivitetit kri minal në fushën e k rimit të organizuar.
Në këtë kuadër, sot, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dë nuar apo akuzuar për kr im të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi objektin kompleksi i shërbimeve “Vila Golden” dhe mbi një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri.
Ky shtetas është dënuar me bu rg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arres tin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve na rkotike, kryer në bashkëpunim”. Aktualisht, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në funksion të hetimeve për procedimin penal nr. 475, viti 2020, për veprën penale “Rrë mbim ose mbajtje peng e personit, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo që lidhet me rrë mbimin e shtetasit J. P. Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në Ligjin Special. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendo sur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Dosja pasurore e shtetasit Altin Hajri do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut dhe në jo më shumë se 15 ditë SPAK-u duhet t’ia dërgojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 dite kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit duke hapur rrugën për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri. Pas konfiskimit, pasuria në fjalë i kalon përfundimisht Ministrisë së Brendshme, e cila do të vendosë për shfrytëzimin ose shembjen e këtij objekti, si edhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, makinat dhe tokat që aktualisht zotërohen nga ky shtetas. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturës së posaçme OFL është e vendosur që në bashkëpunim me SPAK-un dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit ta çojë deri në fund këtë operacion jetik, me interes të madh kombëtar e ndërkombëtar.
PA KOMENT
Gepostet von Edi Rama am Montag, 3. Februar 2020