Partneri i Afërdita Dreshajt, sportisti Jakub Kindl feston sot ditën e tij të lindjes. Ai mbush 33 vjeç dhe këtë vit ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e tij në Dubai, sigurisht krah personit të zemrës. Së bashku me Afërditën dhe motrën e saj, Jehonën, ata janë nisur disa ditë më parë drejt këtij destinacioni dhe po shijojnë pushimet së bashku, duke vizituar vendet më të bukura e duke shkrepur poza fantastike.

Sot, Afërdita nuk ka harruar t’i bëjë një urim special partnerit të saj, duke publikuar në Instagram një foto të tyren në shkretëtirë. Krahas postimit, modelja shqiptare i shpreh edhe dashurinë bashkëshortit, ndërkohë që fansat kanë nisur të urojnë sportistin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, shoku im i ngushtë, shpirti im binjak! Të dua”- janë fjalët e ëmbla të Afërditës për partnerin. Dyshja u kurorëzua me martesë në vitin 2018, pas një romance të gjatë që mori vëmendjen e mediave dhe bëhet sërish herë pas here kryefjala e tyre.