Sipas tabloidit britanik “The Sun”,  ekipi italian i Juventusit është duke planifikuar të bëjë një ofertë me vlerë 200 milionë euro, për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Pasi transferoi portugezin Cristiano Ronaldo nga Reali, Juve synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me holandezin, në përpjekje për të fituar Ligën e Kampionëve.

Juventusi  e ka fituar Ligën e Kampionëve për herë të fundit në vitin e largët 1996 ndaj trofeu europian është synimi i madh dhe i vetmi që i mungon.