Fluksi tejet i shtuar i urgjencave spitalore në ditët e fundit konsiderohet si një situatë krejt normale nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në një intervistë për News 24, doktoresha Iris Hatibi, mjeke virologe pranë ISHP, thotë se Shqipëria nuk është në një situatë epi demie, duke iu referuar buletinit të fundit të bërë publik nga ISHP, në datë 26 janar.
Sipas mjekes, që nga nisja e sezonit gripal janë raportuar 98 raste me komplikacione shumë të rënda të rrugëve respiratore. Ndërkohë, në media është raportuar një vik timë nga gripi, si dhe një rast i dyshuar i një 28-vjeçari në Prrenjas.
Por, nëse zyrtarisht Shqipëria nuk ka epidemi gripale dhe as situatë të agravuar me vik tima, përjashtuar një rasti të raportuar nga mediat, në vendet fqinje si Itali, Kosovë dhe Greqi virusi i tipit A po shkakton vi ktima.
Kështu në Kosovë zyrtarisht janë raportuar 4 viktima nga gripi, në Greqi numri i të vd ekurve ka shkuar në 39, ndërsa në Itali, që prej muajit tetor dhe deri në mes të janarit, janë shënuar 259 viktima nga virusi i tipit A