Lista e gjërave që mund të na plakin është e pafundme. Eks pozimi i madh në diell, ëmbëlsirat dhe deri edhe pozicioni i gjumit mund të nxitin plakjen. Kjo është arsyeja pse anti-aging, pra luf ta kundër moshës, është bërë një prej temave më të nxehta në industrinë e bukurisë. Gjërat që në dukje na shpëtojnë nga rrudhat dhe nga fik simi për të ruajtur sa më gjatë rininë, është vështirë të gjenden. Vitet e fundit, lu fta ndaj rrudhave është bërë një sh qetësim i madh i ditës, sidomos për femrat. Nëse do të dish një faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në rini, atëherë mëso cilat janë gabimet që bën me gjumin.

Nuk fle mjaftueshëm- Sipas studimeve të fundit, të flesh më pak orë se sa rekomandohet, 7 – 8 orë gjumë, mund të përshpejtojë plakjen dhe krijimin e rrudhave më shpejt. Fle përmbys- Të flesh përmbys do të thotë ta mbash fytyrën të shtypur në jastëk, gjë që shkakton vija të gjata që qëndrojnë gjatë dhe që më vonë formojnë rrudhat. Fle në të njëjtën anë- Njëlloj si të flesh përmbys, edhe të flesh në një anë mund të krijojë rrudha, sidomos në faqe dhe në zonën e qafës. Ndaj, bëni kujdes!