Menjëherë pas vendimit të Albin Kurtit për të riparë marrëveshjet e firmosura në Mynih sa I përket lidhjeve hekurudhore me Serbinë, duke argumentuar se qeveria e tij nuk i njeh dhe nuk I ka negociuar këto marrëveshje, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ky i fundit publikon një foto të 30 janarit 2020 ku është me drejtuesit e aviacionit dhe hekurudhave dhe kujton se në atë takim u ka kërkuar zyrtarëve të mos negociojnë asgjë që bie ndesh me kushtetutën e republikës së Kosovës, raporton newsbomb.al.
Sipas Haradinajt, gjithçka është ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan Grenell.
‘Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre’, shkruan Haradinaj.
Ndërkohë që Kurti në 14 shkurt, ndërsa paralajmëroi riparjen e këtyre marrëveshjeve paralajmëron se në ‘procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që ta trajtojnë këtë me prioritet’.